Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Shenjat në duart e Putinit” tregojnë për gjendjen jo të mirë shëndetësore

Spekulimet rreth shëndetit të Vladimir Putinit që sugjerojnë se presidenti rus mund të vuante nga një “formë e avancuar e kancerit” pas raporteve të inteligjencës amerikane, sërish kanë marrë hov, shkruan Sky News.

Lord Dannatt, ish-shefi i shtabit të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, ngriti çështjen e shëndetit të Putinit gjatë një paraqitjeje të fundit televizive duke theksuar shenjat dhe ngjyrat e çuditshme në duart e liderit rus, duke thënë se gjendja e Putinit nuk është aq e shëndetshme sa portretizohet nga Kremlini.

“Ne folëm disa muaj më parë se sa i shëndetshëm është Vladimir Putin. Vëzhguesit tani po vërejnë se duart e tij duken goxha të zeza sipër, gjë që është një shenjë e marrjes së injeksioneve kur pjesët e tjera të trupit nuk mund të marrin injeksione. Është interesante të theksohet dhe vetëm të shikohet nëse ai është aq i aftë ashtu siç do të donte ta portretizonte Kremlini”, ka thënë Dannatt.

Në fillim të këtij viti, një oligark rus u incizua duke thënë se Putini është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”.

Në një incizim të siguruar nga një revistë amerikane New Lines, oligarku u dëgjua duke diskutuar për shëndetin e Putinit me një kapitalist perëndimor. Biznesmeni kishte thënë gjithashtu se Putini iu nënshtrua një operacioni pak para se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Putin mbushi 70 vjeç në fillim të këtij muaji mes lutjeve për shëndetin e tij të mirë.