Për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sërish janë ngritur dyshime mbi shëndetin e tij, shkroi “DailyMail” të martën.
Në një takim me të rinjtë rusë, të hënën, Putinit iu rishfaq lëvizja e pakontrollueshme e këmbës së djathtë, derisa po qëndronte i ulur në karrige.
Lëvizjet e tilla të çuditshme jo rrallëherë kanë nxitur reagime për shëndetin e përkeqësuar të presidentit rus.
Qëkur nisi agresioni rus mbi Ukrainë (24 shkurt), mediat perëndimore kanë raportuar se Putinit i është përkeqësuar shëndeti dhe se ai po vuan nga kanceri.
Të njëjtin dyshim e ka ngritur edhe Inteligjenca britanike gjatë qershorit, duke deklaruar se Putini i ka “më së shumti dy vjet jetë”.
Edhe
Inteligjenca ukrainase: Putini po vdes
Tutje, drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, ka deklaruar në korrik se nuk ka informacione zyrtare nëse Putini lëngon nga ndonjë sëmundje. Presidenti rus më 7 tetor i mbush 70 vjet.