Janë rritur dyshimet për shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan “Dailymail” të hënën.
Sipas gjeneralmajorit ukrainas, Kyrylo Budanov, presidenti Putin vuan nga sëmundje të ndryshme “dhe nuk ka jetë më shumë se dy vjet”.
Ai theksoi se spiunët e Kievit depërtuan në brendinë e Kremlinit, ndërsa sipas tij, u kuptua se Putini është i prekur nga një varg sëmundjesh.
Ne disa takime i ulur, presidenti rus u filmua duke lëkundur këmbën, ndërsa në një pamje tjetër u pa duke qëndruar me vështirësi. Qëndrimi i dobët i tij nëpër takime dhe fytyra e fryrë ngritën spekulime rreth shëndetit të tij. Këto zëra u shtuan qëkur Putini nisi një mision “denazifikimi” në Ukrainë.
Në një analizë të publikuar në revistën politike "Neësëeek", u ngritën dyshime që presidenti Putin është duke vdekur.
-
Putini sërish me lëvizje të pakontrolluara, shtohen dyshimet për shëndetin e tij [VIDEO]
-
Putinit dyshohet se iu përkeqësua shumë shëndeti në fundjavë
-
Kremlini thotë se Putini nuk është i sëmurë: Gjithçka është në rregull me të
-
Putini është me kancer, thuhet në dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni
-
Këmbët e Putinit nxisin spekulime të reja për shëndetin e tij