Kremlini ka mohuar të martën raportimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë, raportoi të martën Reuters.
"Gjithçka është në rregull me të, kjo është absolutisht një tjetër gënjeshtër”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me një raportim nga një kanal rus në “Telegram”, se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas tij, presidenti 71-vjeçar ka një orar intensiv takimesh dhe paraqitjesh publike, shumë prej të cilave janë televizive.
Paraqitja e tij e fundit kishte të bënte me një vizitë në Kinë javën e kaluar, ku gjatë rrugës së kthimit pati ndalesa në dy qytete ruse.
Në një intervistë të vitit 2020, Putini ka mohuar thashethemet se përdor sozi, megjithëse ka thënë se i është ofruar mundësia për të përdorur një të tillë në të kaluarën për arsye sigurie.
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
Kremlini tregon se a e përdor Putini AI-në
-
Të gjithë jemi emocionalë, thotë Kremlini pasi Trumpi e quajti Putinin “të çmendur”
-
Kremlini: Putini do të flasë me Zelenskyn nëse është e nevojshme
-
Kremlini e quan “trillim” bisedën e Putinit me Trumpin