Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizirtuar të enjten për herë të parë Ishujt Kurile, një zinxhir ishujsh në Paqësor nën kontrollin rus, por që pretendohen edhe nga Japonia, një lëvizje që ka shkaktuar protesta nga Tokio zyrtare.
Putini ka vizituar një fabrikë për përpunimin e peshkut, një spital dhe një shkollë në Iturup, një nga ishujt më jugorë të këtij zinxhiri. Ai gjithashtu ka folur shkurtimisht me banorët vendas dhe është takuar me guvernatorin e rajonit rus të Sahalinit, Valery Limarenko.
Japonia pretendon të drejta territoriale mbi katër ishujt më jugorë të zinxhirit, të cilët i quan "Territoret Veriore".
Bashkimi Sovjetik i mori ato nga Japonia në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe mosmarrëveshja ka penguar nënshkrimin e një traktati paqeje që do t'i jepte fund zyrtarisht armiqësive midis dy vendeve.
Dekada të tëra përpjekjesh diplomatike për të arritur një marrëveshje nuk kanë dhënë rezultate të dukshme. Ndër vite, Moska zyrtare ka forcuar gjithashtu praninë e saj ushtarake në Ishujt Kurile.
Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, ka deklaryar se vendi i tij "proteston fuqishëm" kundër vizitës së Putinit në Iturup, ishull që Japonia e quan Etorofu.
Edhe
Thatësia e madhe - Rumania fillon mbylljen e reaktorit të dytë në Cernavodë
Japonia kishte protestuar gjithashtu në vitin 2021, kur kryeministri rus, Mikhail Mishustin vizitoi Iturupin.
Ditët e fundit, Putini ka vizituar disa rajone në Siberi dhe në Lindjen e Largët të Rusisë. Para se të mbërrinte në Iturup, presidenti rus ka bërë një ndalesë në ishullin e Sahalinit për të ndjekur fazën përfundimtare të stërvitjeve ushtarake të Flotës Ruse të Paqësorit.
-
Izraeli paralajmëron dërgimin e forcave shtesë në fshatin e rrethuar nga kolonët
-
Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti
-
Militantët izraelitë po mbajnë të rrethuara dy familje palestineze në Bregun Perëndimor
-
Bashkëpunëtorë të ngushtë iu bashkuan Trumpit në fluturimin e tij sekret nga Turqia