Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të garantojë jetën e trupave ukrainase në rajonin rus të Kurskut dhe do t’i trajtojë ata me “dinjitet në linjë me normat e të drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve të Federatës Ruse” nëse i dorëzojnë armët dhe dorëzohen, ka raportuar “BBC”.
Putini ka deklaruar se po i përgjigjet thirrjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të shfaqur mëshirë, të cilin ai tha se e ka trajtuar me “kuptim”.
Ai ka shtuar se Kievi duhet të urdhërojë ushtarët në rajonin e Kurskut të dorëzohen.
Lideri rus ka deklaruar se administrata e re e SHBA-së është duke bërë “gjithçka” për të filluar riparimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe se situata në përgjithësi është duke filluar të lëvizë përpara.
Putini ka folur për anëtarët e këshillit të sigurisë, përmes video thirrjes, e cila është shfaqur në median shtetërore ruse, Rossiya 24 TV.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trump: Rusia pajtohet me armëpushim të pjesshëm
-
Putini e sheh planin e paqes si pikënisje, i kërkon Ukrainës të tërhiqet
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë
-
Zelensky: Trumpi i gatshëm t’i japë Ukrainës garanci sigurie