Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar ndihmë si për Turqinë ashtu edhe për Sirinë pas tërmetit 7.8 shkallësh që la të vdekur mijëra persona, shkruan BBC.
Putin i tha presidentit sirian Bashar al-Assad: “Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore”, raporton AFP news.
Në një mesazh drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Putin i shprehu atij ngushëllime dhe “mbështetjeje të sinqertë” për familjet e viktimave dhe tha se Rusia është “e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini i ofron liderit të ri sirian mbështetje dhe bashkëpunim
-
Mbi 46.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
-
Shtetet e ndryshme, përfshirë Kosovën, mobilizohen për ndihmë Turqisë e Sirisë
-
Bideni premton ndihmë për Turqinë pas tërmetit
-
Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin