Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi shtetin turk, kurse të lënduarve, Kurti, u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
“Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për dërgimin e 30 trupave të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.
Sipas raportimeve të mediave të huaja numri i të vdekurve nga tërmeti prej 7.8 ballë të Rihterit, që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ka arritur në mbi 2700.
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Qeveria shprehet e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit
-
Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi
-
Presidentja Osmani pranon letërfalënderim nga presidenti turk Erdogan
-
Erdogan përshëndet rezultatin e arritur në Bruksel