Presidenti i SHBA-së, Joe Biden urdhëroi ekipin e tij të hënën që t'i ofrojë Turqisë të gjithë ndihmën e nevojshme dhe të monitorojë nga afër situatën në vendin e goditur nga tërmetet shkatërruese, raporton Anadolu.
"Jam thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri", shkroi Biden në Twitter. "Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme", shtoi ai.
Në orët e hershme mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, epiqendra e të cilit u regjistrua në qarkun Pazarcik, goditi provincën Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca të tjera, përfshirë Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.
Ai u pasua nga një tërmet 7.6 ballë në orën 13:24 sipas kohës lokale që ishte gjithashtu në provincën Kahramanmaraş, në qarkun Elbistan.
Raportohet për mbi 2700 të vdekur në Turqi e Siri.
-
Mbi 46.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
-
Erdogani premton nga 530 dollarë ndihmë të menjëhershme financiare për të prekurit nga tërmeti
-
Putini ofron mbështetje për Turqinë dhe Sirinë
-
SHBA-ja e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës
-
Tërmeti 7.8 shkallësh në Turqi lë të vdekur mbi 250 njerëz, në Siri rreth 300