Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për rritjen e rrezikut global nga konfliktet, dukepërmendur mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore. Deklarata e tij u bë gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku ai theksoi se potenciali për përplasje të mëdha po rritet ndjeshëm, raporton Reuters.
“Po, është shqetësuese. Po flas pa ironi dhe pa shaka. Ka shumë potencial për konflikte dhe ai po shtohet. Kjo ndodh para syve tanë dhe na prek drejtpërdrejt”, u shpreh Putin.
Në fjalimin e tij, ai përmendi disa nga pikat më të nxehta të tensioneve aktuale, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, përplasjet midis Izraelit dhe Iranit, si dhe situatën e ndërlikuar përreth objekteve bërthamore iraniane, ku Rusia po ndërton dy reaktorë të rinj bërthamorë në bashkëpunim me Teheranin.
Putin shtoi se situata kërkon vëmendje të madhe dhe angazhim serioz për të gjetur zgjidhje.
“Kjo kërkon jo vetëm vëmendje të kujdesshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve – zgjidhje, në mënyrë të preferueshme, paqësore, në të gjitha drejtimet”, ka thënë ai.
-
Putini kërcënon sërish me armë bërthamore
-
Putin: Pesë vjetët e fundit ishin shumë të vështira për Rusinë
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet