Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka përshkruar ngjarjen në qytetin ukrainas të Buchas, si një “provokim i vrazhdë dhe cinik”.
Këtë deklaratë Putini e ka bërë gjatë bisedës që ka zhvilluar të mërkurën me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Urban, derisa detajet e bisedës i ka dhënë Kremlini, raporton BBC.
Zyrtarët ukrainas fajësojnë trupat ruse për vdekjen e qindra civilëve në qytetin në veri të kryeqytetit Kiev.
Sipas Rusisë, skenat janë falsifikuar, por imazhet satelitore që tregojnë trupa në rrugët e qytetit gjatë pushtimit rus kundërshtojnë këto pretendime.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu ka trajtuar çështjen, duke thënë se skenat në Bucha ishin krijuar për të justifikuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe për të sabotuar bisedimet e paqes.
-
Macron: Duhen sanksione të reja ndaj Rusisë pas vrasjeve në Bucha të Ukrainës
-
Putini pas sulmit të Ukrainës brenda Rusisë: Është provokim i madh
-
Putin është “gati për bisedime” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Putini e fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë
-
Putini e akuzon Ukrainën për terrorizëm