Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se është gati t’u kthehet negociatave për Ukrainën, duke shtuar se ky është një prioritet për Rusinë.
Agjencitë Interfax dhe Tass e citojnë Putinin të ketë vlerësuar bisedimet SHBA-Rusi që kanë nisur të martën në Arabinë Saudite, duke deklaruar se qëllimi i tyre ishte të rrisnin besimin midis dy vendeve, raporton The Guardian.
Putini po ashtu ka thënë se homologu i tij amerikan, Donald Trump, i ka thënë gjatë bisedës telefonike, se Ukraina do të jetë po ashtu pjesë e bisedimeve.
Presidenti rus ka shprehur gatishmërinë e tij që të takohet me Trumpin, por ka thënë se kjo kërkon përgatitje.
LEXO EDHE:
-
Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë
-
Putin: Kemi dakordim me Trumpin