Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Evropa nuk ka alternativë përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, duke paralajmëruar për pasoja ekonomike "jashtëzakonisht të dhimbshme" nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin e tij me naftë dhe gaz.
"Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston”, tha Putin për mediat përmes një videolidhjeje nga rezidenca e tij pranë Moskës, raporton BBC të premten.
"Thjesht nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA-ja, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t'u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, ka shtuar Putin.
Liderët e Evropës po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike - duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre.
-
Putin: Kufiri i çmimit të naftës do të kishte pasoja të rënda
-
Putin: Jam i gatshëm ta furnizoj Evropën me gaz
-
Putini përgatit Rusinë për embargo të naftës nga BE-ja
-
Putin: Perëndimi s’mund të pavarësohet nga nafta dhe gazi rus për vite të tëra
-
Putin paralajmëron pasoja të pakthyeshme për Evropën nëse ndalon naftën ruse