Javët e fundit ka pasur deklarime nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-se se po i afrohen një periudhe të re sanksionesh që do të përfshinte një formë embargoje ndaj naftës ruse.
Bisedimet janë zgjatur për shkak të varësisë së madhe të disa shteteve nga nafta ruse, megjithëse Gjermania ka sinjalizuar se është e vendosur të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit, shkruan Sky News.
Planet kanë nxitur një sërë paralajmërimesh për pasoja nga figura të larta të Kremlinit, me Vladimir Putinin që u bëri jehonë deklaratave të tilla gjatë një videokonference sot.
Ai tha se Evropa do të përballet me “kostot më të larta të energjisë në botë” nëse propozime të tilla bëhen realitet, duke thënë se mund të ketë “pasoja të pakthyeshme për një pjesë të konsiderueshme të industrisë evropiane”.
-
Evropa ndalon naftën ruse lidhur me agresionin në Ukrainë
-
Putin: Kufiri i çmimit të naftës do të kishte pasoja të rënda
-
BE-ja planifikon t’i vërë kufi çmimit të gazit rus pavarësisht kërcënimit të Putinit
-
Putini përgatit Rusinë për embargo të naftës nga BE-ja
-
Putin: Perëndimi s’mund të pavarësohet nga nafta dhe gazi rus për vite të tëra