Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se planet perëndimore për të futur kufij në çmimet e naftës do të kishin sjellë pasoja të rënda për tregjet e energjisë.
Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, Putini ka thënë se një kufizim i tillë do të ishte në kundërshtim me marrëdhëniet e tregut.
"Putini theksoi se veprime të tilla bien ndesh me parimet e marrëdhënieve të tregut dhe ka shumë të ngjarë të çojnë në pasoja të rënda për tregun global të energjisë", është deklaruar nga Kremlini, raporton CNN-i.
Vërejtjet e Putinit ndodhin pasi ministrat e energjisë nga Bashkimi Evropian mbajtën takim të jashtëzakonshëm të enjten, me qëllim frenimin e pasojave ekonomike nga rritja e çmimeve të gazit të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
-
Rusia: Mund ta ulim prodhimin e naftës nëse kufizohet çmimi
-
BE-ja planifikon t’i vërë kufi çmimit të gazit rus pavarësisht kërcënimit të Putinit
-
Putin paralajmëron pasoja të pakthyeshme për Evropën nëse ndalon naftën ruse
-
Putin: Evropa nuk mund t’i zëvendësojë naftën dhe gazin rus
-
Putin: Do t’i fokusojmë eksportet e energjisë nga Lindja