Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini përgatit Rusinë për embargo të naftës nga BE-ja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar kompanitë ruse të premten që të jeni gati për një embargo të naftës dhe paketa të reja sanksionesh nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, transmeton CNN-i.

“Siç e dini, Bashkimi Evropian prezantoi një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë me një embargo nafte. Kompanitë vendase duhet të jenë gati për këtë vendim. Ne folëm për perspektivat për kufizime të tilla në takimin e fundit për kompleksin e karburantit dhe energjisë”, tha Putini, sipas TASS.

Në maj, Bashkimi Evropian ra dakord për një embargo mbi 90 për qind të naftës që importon nga Rusia.

Putini gjithashtu raportohet të ketë thënë se Perëndimi po përpiqet të detyrojë vendet e tjera të rrisin prodhimin e energjisë, por "tregu rus është i qëndrueshëm”.

"Që nga fillimi i vitit, niveli i prodhimit të naftës ka tejkaluar vitin e kaluar me 3.5%. Prodhimi i gazit për periudhën nga janari në maj është ulur, por jo shumë, me vetëm 2%", tha presidenti rus.

Artikuj të ngjashëm