Incizimet e kamerave ku shfaqen protestuesit duke shkatërruar gjërat brenda Pallatit Presidencial në Brazil, janë bërë publike të martën, raporton agjencia AP.
Përkrahësit e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, u futën në Pallatin Planalto, si dhe në Gjykatën Supreme dhe në Kongres, më 8 janar.
Në mesin e gjërave që u shkatërruan ishte edhe një orë e shekullit XVII të bërë nga Balthazar Martinot, që ishte dhuratë nga Gjykata Mbretërore e Francës për mbretin e Portugalisë.
Ora e vetme tjetër Martinot që ekziston është në Pallatin e Versajës në Francë.
Kostoja totale e dëmit të shkaktuar gjatë trazirave nuk është bërë e ditur.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden të fshehura orenditë që presidenti brazilian pati thënë se janë vjedhur
-
Ish-presidentit të Brazilit, Bolsonaro, i kërkohet ta dorëzojë pasaportën
-
Bolsonaro vihet nën llupën e Gjykatës së Lartë të Brazilit
-
Meta heq përmbajtjet që mbështesin trazirat në Brazil
-
Mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Pallatin Presidencial në Brazil