Qeveria braziliane ka thënë se ka gjetur qindra orendi që ishin raportuar se mungonin nga rezidenca presidenciale kur presidenti Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën në janar të vitit të kaluar.
Në atë kohë, ai akuzoi paraardhësin e tij, Jair Bolsonaron, se i kishte marrë 261 sende me vete nga zyra.
Lula më pas shpenzoi 40,000 funte nga fondet publike për rinovimin e pallatit presidencial.
Të gjitha orenditë tani janë gjetur në një vend të fshehur.
Bolsonaro ka thënë se Lula duhet të përgjigjet për raportim të rremë të një krimi, raportoi BBC.
Edhe
Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak
Ish-zonja e parë, Michelle Bolsonaro, ka thënë se akuzat për vjedhje ishin bërë për të mbuluar shpenzimet për gjësendet luksoze të reja.
Lula e mposhti Bolsonaron në zgjedhjet e tetorit 2022. Bolsonaro është i ndaluar të kandidojë për tetë vjet për shkak minimit të sistemit zgjedhor në Brazil dhe pretendimit se zgjedhjet e fundit ishin të falsifikuara, edhe pse nuk ka prova për mashtrime në zgjedhje.