Ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, i është dhënë një afat kohor prej 24 orëve për ta dorëzuar pasaportën, pas hetimeve në lidhje me futjen e përkrahësve të tij në Kongresin në Brazil në vitin 2023, raporton “BBC’.
Avokati i Bolsonaros ka thënë se ai do t’i përmbahet këtij urdhri, që është autorizuar nga gjykatësi i Supremes së Brazilit, Alexandre de Moraes.
Bolsonaro ishte në SHBA kur ndodhi sulmi në Kongres.
Në mars të vitit 2023, dy muaj pas trazirave në Kongres, ish-presidenti Bolsonaro u kthye në Brazil ku po përballet me një numër të hetimeve.
Në qershor, atij iu ndalua të garonte për president për tetë vjet, për akuzat pabaza lidhur me sistemin elektronik të votimit në Brazil.
Interesimi më i madh ka qenë në hetimet e 8 janarit të vitit 2023, kur përkrahësit e tij – të zemëruar me humbjen e ngushtë nga rivali i krahut të majtë – pushtuan Kongresin, Gjykatën Supreme dhe pallatin presidencial në Brasilia.
Edhe
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
Policia Federale e Brazilit ka dhënë detaje të pakta, por ka thënë se po merret me një operacion të enjten duke shënjestruar “organizatat kriminale të përfshira në tentim grushtshteti”.
Gjatë vitit të kaluar, mbi 1400 persona janë akuzuar për rolin në trazira.