Gjykata Supreme Elektorale e Brazilit ka vendosur që ish-presidentit Jair Bolsonaros t’i ndalohet kandidimi për udhëheqje të shtetit deri në vitin 2030, shkruan BBC.
Bolsonaro u shpall fajtor për abuzim me pushtetin përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.
Ai ishte akuzuar për minimin e demokracisë braziliane duke pretenduar në mënyrë të rreme se fletëvotimet elektronike gjatë zgjedhjeve që i humbi ishin të pambrojtura ndaj mashtrimeve.
Avokatët e Bolsonaros pritet të apelojnë kundër vendimit.
Ata kanë argumentuar se deklaratat e tij nuk kishin asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.
Nëse vendimi qëndron, Bolsonaro nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 2026, por do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri më 2030.
Edhe
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
Ai gjithashtu do të përjashtohet nga zgjedhjet komunale që do të mbahen më 2024 dhe 2028.
Bolsonaro e quajti vendimin “thikë pas shpine” dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë për të çuar përpara politikën e krahut të djathtë në Brazil.