Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor për komplotimin e një grusht shteti ushtarak, raporton “BBC”.
Tre nga pesë gjyqtarët në panelin e Gjykatës Supreme e shpallën 70-vjeçarin fajtor për udhëheqje të një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi i humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.
Ndërsa ai komplot nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme nga ushtria për të vazhduar, ai kulmoi me sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e Bolsonaros më 8 janar të vitit 2023, u tha nga gjyqtarët.
Një gjyqtar e liroi Bolsonaron, por shumica e thjeshtë është e mjaftueshme për ta dënuar ish-presidentin. Ai tash do të përballet me dekada burgim. Ai do të dënohet të premten.
-
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
-
Bolsonaro do të fillojë të vuajë dënimin me 27 vjet burgim për komplot grusht shteti
-
Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak
-
Bolsonaro planifikon të kërkojë azil në Argjentinë, thonë autoritetet braziliane
-
Ish-presidenti i Brazilit në arrest shtëpiak