Gjykata Supreme e Brazilit urdhëroi të martën ish-presidentin Jair Bolsonaro të fillojë të vuajë dënimin e tij me burgim prej më shumë se 27 vjetësh për një dënim për komplot grushti shteti, sipas një dokumenti gjyqësor.
Gjyqtari Alexandre de Moraes urdhëroi Bolsonaron të fillojë të vuajë dënimin e tij në selinë e Policisë Federale të Brazilit në Brasilia, ku ai po mbahet që nga e shtuna.
Të martën, gjykata e lartë e vendit ka përfunduar zyrtarisht çështjen e Bolsonaros për komplot grushti shteti, duke e bërë dënimin e tij përfundimtar.
Ajo e kishte refuzuar tashmë apelin e tij këtë muaj. Bolsonaro është dënuar në shtator me 27 vjet e tre muaj burgim për komplotimin e një grushti shteti pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022 ndaj të majtit, Luiz Inacio Lula da Silva.
-
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
-
Bolsonaro shpallet fajtor për komplot grusht shteti
-
Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak
-
Ish-presidenti i Brazilit në arrest shtëpiak
-
Ish-presidenti i Brazilit akuzohet për komplot të dyshuar për grusht shtet