Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Publikohen pamjet e përplasjes së dronit amerikan me avionin luftarak rus

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane ka publikuar një video të incidentit mbi Detin e Zi ku përfshihej një dron vëzhgues amerikan dhe një avion luftarak rus, i cili ndodhi pak ditë më parë.

Videoja u deklasifikua së fundmi, pas së cilës u publikua dhe tregon momente kritike të konfliktit në ajër, për të cilin Pentagoni ka thënë se zgjati 30-40 minuta, shkruan CNN. 

Videoja tregon dronin MQ-9 Reaper, kur një avion luftarak rus Sukhoi SU-27 u shfaq duke u afruar. Ndërsa përgjonte dronin amerikan dhe i afrohej atij, avioni rus i hedhi karburant dronit.

Në pjesën e dytë të videos, shihet avioni rus duke kaluar edhe një herë dronin, duke u afruar dhe duke hedhur sërish karburant.

Më pas, avioni luftarak rus përplaset me dronin dhe kur lthehet pamjet, mund të shihet helika e dronit e dëmtuar nga përplasja.

Një situatë e tillë detyroi SHBA-në ta rrëzojë avionin në Detin e Zi.

Edhe Avionët luftarakë rusë provokojnë dronët amerikanë në qiell Botë Avionët luftarakë rusë provokojnë dronët amerikanë në qiell

Rusia mohoi se kishte përplasje dhe amerikanët theksuan se operatorët kishin fshirë nga distanca softuerin e dronit në mënyrë që materialet sekrete të mos binin në duart e armikut.

Uashingtoni nuk e ka gjetur ende dronin dhe Moska e ka bërë të qartë se do të përpiqet të marrë rrënojat e dronit nëse e gjen.