Një aeroport luftarak rus është përplasur me një dron të SHBA-së mbi Detin e Zi, raporton BBC.
Ushtria Amerikane ka thënë se droni ishte duke kryer një operacion rutinor në hapësirën ajrore ndërkombëtare, kur dy aeroplanë luftarakë rusë janë afruar, dhe njëri prej tyre ia ka prekur helikën dronit amerikan MQ-9.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForcat Ajrore Amerikane janë detyruar ta rrëzojnë dronin në ujërat ndërkombëtar.
Ushtria Amerikane e ka quajtur “veprim joprofesional dhe të pakujdesshëm nga rusët”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është njoftuar për incidentin, të cilin e ka dënuar, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Mjeti fluturues i yni MQ-9 po kryente një fluturim rutinor në hapësirat ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan luftarak rus, që rezultoi në rrëzim dhe humbje të mjetit MQ-9. Në fakt, ishte një veprim joprofesional dhe i pakujdesshëm nga rusët që gatisa nuk bëri që të përplasen dy mjetet fluturuese. SHBA-ja dhe aeroplanë e forcave aleate do të vazhdojnë të operojnë në hapësira ajrore ndërkombëtare dhe i bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, ka thënë gjenerali i Forcës Ajrore të SHBA-së, James Hecker.