Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka identifikuar 34,344 palestinezët e vrarë nga sulmet e Izraelit në territor.
Ajo ka publikuar një listë emrash, moshash, gjinishë dhe numrash personal, që përfshijnë më shumë se 80% të palestinezëve të vrarë që kur ka nisur lufta, më 7 tetor, raporton The Guardian.
Pjesa tjetër e mbetur prej 7,613 të vdekurve, numri i të cilëve në total deri tani ka shkuar në mbi 41,000, janë palestinezë trupat e të cilëve janë pranuar nga spitalet dhe murgjet, por identitetet e të cilëve nuk janë konfirmuar ende.
Personat e identifikuar përfshijnë 169 foshnje të lindura pasi sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, i cili u bë shkak që të niste lufta, dhe po ashtu një burrë të lindur në vitin 1922, i cili i kishte shpëtuar më shumë se një shekulli lufte dhe trazirash.
Dokumenti përmban 649 faqe, me emrat e të vdekurve të listuar sipas moshës së tyre.
Edhe
Ushtria izraelite pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza, thuhet në një raport
Popullsia e Gazës është e re dhe regjistri nënvizon numrin e lartë të sulmeve izraelite ndaj fëmijëve.
Më shumë se 100 faqe janë të mbushura me emra të viktimave më të vegjël se 10 vjeç dhe numri i parë i një të rrituri nuk shfaqet deri në faqen 215.
-
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Mbi 50 mijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës
-
46,000 palestinezë të vrarë nga lufta – por numri real mund të jetë shumë më i lartë