Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit tentuan ta ndalnin djegien e Kuranit në Holandë, arrestohen nga policia

Policia holandeze është përleshur të shtunën me një grup që përpiqej ta ndalonte një sulm ndaj librit të shenjtë mysliman, Kuranit, i organizuar nga Edwin Wagensveld – udhëheqës i lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), raportoi “Daily Sabah”.

Policia ka thënë se një grup protestoi kundër djegies së autorizuar të Kuranit nga PEGIDA, për të cilën ata morën leje nga komuna në Arnhem, ndërsa grupi ka ndërhyrë.

Tre persona janë arrestuar për mosrespektim dhe tre oficerë kanë pësuan lëndime të lehta.

Kryetari i bashkisë së Arnhemit, Ahmed Marcouch, me origjinë marokene, tha se djegia e një libri të shenjtë nuk është e ndaluar në Holandë. Marcouch shtoi se derisa një akt i tillë mund të jetë i kuptueshëm që t’i bëjë njerëzit të preken, përdorimi i dhunës është i papranueshëm.