Policia gjermane ka arrestuar dy afganë nën akuzën se planifikuan ta sulmonin policinë afër parlamentit suedez në përgjigje të djegieve të Kuranit, kanë thënë prokurorët.
Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Gera, raportoi AP.
Prokurorët kanë thënë se dega e grupit të Shtetit Islamik në Afganistan ua kishte dhënë si detyrë në vitin 2023 të dyshuarve ta kryenin një sulm në Evropë si përgjigje ndaj djegieve të librit të shenjtë në Suedi dhe shtete të tjera.
Ata ishin përgatitur për një sulm ndaj policisë dhe të tjerëve afër parlamentit suedez në Stokholm, “në bashkëpunim të ngushtë” me anëtarët e IS-it. Ata u përpoqën të siguronin edhe armët, por nuk ishin të suksesshëm.
Ministrja gjermane e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë se arrestimet tregojnë se Gjermania “vepron me vendosmëri për të parandaluar sulmet islamike. Kërcënimi nga terrorizmi islamik mbetet akut”.
-
Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist
-
Suedia akuzon Iranin se hakoi mesazhet për të bërë thirrje për hakmarrje për djegiet e Kuranit
-
Protestuesit tentuan ta ndalnin djegien e Kuranit në Holandë, arrestohen nga policia
-
Arrestohen dy tinejxherë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulm
-
Policia gjermane arreston një person, po planifikonte sulm terrorist në tubimin pro-Izraelit