Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen dy tinejxherë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulm

Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjet janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik, raporton “BBC” të mërkurën.

Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë.

15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia.

Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.

Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet.

“Dukej shumë konkrete”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul. “Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”.

Edhe Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh Botë Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh

16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.

Prokurorët në dy shtetet doi të nisin tash hetimet.

Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.