Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në Iran kundër qeverisë, 10 të vdekur vetëm mbrëmë

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e protestave kundër qeverisë në Iran.

Mbrëmë në mesnatë kanë vdekur 10 persona, ndërsa që nga e enjtja kur filluan protestat kanë vdekur 12 persona, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Irani bllokoi sot rrjetet Instagram dhe Telegram, ndërsa vazhdojnë protestat disa ditore kundër qeverisë në mbarë vendin.

Autoritetet njoftuan se do të bllokonin “përkohësisht” të dyja këto aplikacione, “për të ruajtur paqen”, ndërsa demonstratat po shtohen. Shumë protestues po i përdornin këto dy rrjete për të qarkulluar foto dhe video nga demonstratat.

Pavel Durov, drejtuesi i rrjetit Telegram, njoftoi nëpërmjet Twitter-it, se aplikacioni ishte bllokuar pasi refuzuan t’i bindeshin urdhrit të qeverisë iraniane për të mbyllur rrjetin.

Presidenti iranian ka thënë se qytetarët janë të lirë të shprehin kritikat e pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por ka thënë se nuk dëshiron akte të dhunshme e protesta.