Botë

Profesori boshnjak propozon një metodë të re të matjes së fuqisë së pasaportës

pas

Profesori i marrëdhënies ndërkombëtare Jasmin Hasiq ka propozuar një model të ri të matjes së fuqisë së pasaportës, të quajtur Spatial Passport Strength Index (SPSI). Ai ka thënë se ky indeks, përveç regjimit të vizave, merr parasysh edhe sipërfaqen tokësore të shteteve ku lejohet hyrja pa viza. 

Hasiq ka thënë se indekset aktuale që masin “fuqinë e pasaportës” funksionojnë me atë se hyrja në një shtet llogaritet me një pikë. 

“Ideja është e thjeshtë: dy pasaporta mund të kenë të njëjtin numër vendesh pa vizë,  por njëra mund të ofrojë qasje në territor shumë më të madh se tjetra. SPSI nuk pretendon se e gjithë toka ka të njëjtën vlerë apo të njëjtën rëndësi. Sipërfaqja përdoret si një masë objektive, pikërisht për t’i shmangur gjykimet subjektive politike, ekonomike dhe kulturore”, tha Hasiq, raporton “Klix.ba”.  

Hasiq thotë se rezultatet janë befasuese, në matjet sipas indeksit SPSI. 

“Në këtë mënyrë dalin në pah modele që renditjet tradicionale i injorojnë plotësisht. Rezultatet tregojnë se disa pasaporta që zakonisht konsiderohen ‘mesatare’ hapin në fakt pjesë befasuese të mëdha të planetit. Nga ana tjetër, disa pasaporta që kryesojnë listat klasike rezultojnë të kenë një shtrire hapësinore më të kufizuar sesa sugjerojnë titujt optimistë”, tha Hasiq. 

Ai tregon se për vende si Bosnjë-Hercegovina, ky ndryshim perspektive ka rëndësi të veçantë. 

“Edhe pse pasaporta boshnjake nuk ofron një rrjet të gjerë diplomatik si pasaportat në krye të renditjeve tradicionale, ajo në kombinime të caktuara mundëson hyrjen në shtete territorialisht shumë të mëdha – një fakt që indekset standarde nuk e regjistrojnë, por që SPSI e bën të dukshëm”, tha Hasiq. 

Ai shtoi se SPSI paraqitet si model i hapur, eksperimental dhe i gatshëm për debat e përmirësim. 

“Qëllimi nuk është titulli sensacional, por një mënyrë tjetër për të menduar rreth lëvizshmërisë globale. Në një botë të fiksuar pas renditjeve dhe numrave, ky qasje e zhvendos fokusin nga prestigji te shtrirja reale e lirisë së lëvizjes. Dhe sapo kjo pyetje të shtrohet, është e vështirë të injorohet”, tha Hasiq, që ka të kryer doktoratën në shkenca politike dhe shoqërore nga Universite libre de Bruxelles dhe LUISS Guido Carli i Romës.