Kuriozitet

Për herë të parë, pasaporta amerikane bie nga lista e më të fuqishmeve në botë

pas

Për herë të parë në histori, pasaporta amerikane ka rënë nga lista e 10 pasaportave më të fuqishme në botë në Indeksin e Pasaportave Henley – që mat fuqinë e pasaportave.

Një pasaportë e bënë të fuqishme mundësia për të udhëtuar lehtësisht nëpër destinacione kudo në botë, pa pasur nevojë për vizë.

Singapori me qasje në 193 destinacione, Koreja e Jugut me 190 dhe Japoni me 189 destinacione të hapura kryesojnë listën, raportoi CNN. 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë rënë në vendin e 12-të.

Amerikanët janë të lirë të udhëtojnë në 180 shtete.

Në vitin 2014, SHBA-ja mbante vendin e parë me pasaportën më të fuqishme dhe deri në korrik të këtij viti ishte në top dhjetëshe.