Kundërshtarë të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk, po planifikojnë të protestojnë përreth SHBA-së të shtunën kundër veprimeve të administratës për ekonominë, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera.
Mbi 1,200 demonstrata janë planifikuar nga më shumë se 150 grupe. Protestat janë planifikuar në të gjitha shtetet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi organizimin e këtyre protestave. Trumpi i ka promovuar politikat e tij se janë në interesin më të mirë të SHBA-së, raportoi AP.
Protestuesit po kundërshtojnë vendimet e administratës Trump për të larguar nga puna mijëra punëtorë federalë, mbylljen e zyrave, agjencive, deportimin e migrantëve, heqjen e disa benefiteve për transgjinorët dhe shkurtimin e fondeve për programet shëndetësore.
Organizatorët thonë se shpresojnë se demonstratat e së shtunës do të jenë më të mëdhatë që kur Trumpi mori detyrën në janar.