Zyrtarët amerikane nuk po mund të gjejnë prindërit e 337 fëmijëve të ndarë në kufirin e Meksikës nga administrata e Trumpit.
Sipas një dosjeje të re gjyqësore të lëshuar të mërkurën nga departamenti i drejtësisë dhe Unioni i Lirive Civile Amerikane, avokatët, aktivistët dhe zyrtarët e Bidenit kanë ndihmuar të ribashkojnë 861 fëmijë me prindërit e tyre, por 337 mbeten në pritje.
Në shkurt, administrata e presidentit Joe Biden pati lansuar task-forcën për ribashkimin e familjes.
337 fëmijët ndahen sipas tri grupeve. I pari përbëhet nga 250 fëmijë prindërit e të cilëve janë hequr nga SHBA-ja pasi janë ndarë nga fëmijët e tyre. Grupi i dytë nga rreth 75 fëmijë, prindërit e të cilëve besohet se janë në SHBA. Grupi i fundit përfshinë 12 fëmijë për të cilët qeveria nuk posedon ndonjë numër telefoni të prindit, fëmijës, apo avokatit shkruan The Guardian.
Task-forca është angazhuar më shumë në kërkimin e prindërve në shtetet nga e kanë origjinën dhe që besojnë se mund të jenë atje pasi janë larguar nga SHBA-ja.
Sipas të dhënave zyrtare numri i imigrantëve që kanë arritur në kufi në korrik është mbi 200,000, një shifër që nuk është parë ndonjëherë në 20 vjet.