Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenzkyy, në fjalimin e tij të mbrëmjes ka këmbëngulur në ndalimin e udhëtimit për të gjithë qytetarët rusë.
Zelenksy është shprehur se nuk mund të shndërrohet Evropa në një supermarket ku nuk ka rëndësi se kush hyn, e vetmja gjë kryesore është që të paguhen mallrat.
“Andaj, kufizimet e vizave për qytetarët e Federatës Ruse janë me vend dhe të gjithë mbrojtësit e vlerave evropiane duhet të insistojnë në to”, ka theksuar presidenti i Ukrainës.
Sipas tij, qytetarët e një “shteti terrorist” nuk duhet të udhëtojnë për turizëm, argëtim apo afera biznesi.
Zelenskyy e ka vlerësuar Parlamentin e Letonisë, i cili e ka shpallur Rusinë “shtet sponsor i terrorizmit”, për sulmet ndaj civilëve gjatë luftës në Ukrainë dhe u ka kërkuar vendeve të tjera ta ndiqnin shembullin.
Zelenskyy foli gjithashtu për thirrjen e tij me Papa Françeskun dhe tha se Papa kishte shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën.
-
Zelensky u bën thirrje liderëve evropianë që të përshpejtojnë anëtarësimin e Ukrainës në BE
-
Zelensky u kërkon shteteve perëndimore ta shpallin Rusinë shtet terrorist
-
Zelensky i bindur se Rusia s’do të ndalet në Ukrainë
-
Ukraina ndalon regjimin pa viza për qytetarët rusë
-
Kërkesa e Zelenkskyt nuk gjen mbështetje, Shqipëria nuk ndalon turistët rusë