Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia nuk do të ndalet vetëm me sulmin e nisur në Ukrainë, raportoi të mërkurën “The Guardian”.
Sipas tij, edhe disa vende tjera, ish-pjesëtare të Bashkimit Sovjetik, e që tashmë janë anëtare të NATO-s, janë nën kërcënim.
Në një intervistë për televizionin amerikan “Newsmax”, Zelensky ka thënë se Ukraina dhe populli i saj po e luajnë rolin e një perimetri mbrojtës për botën kundër agresionit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, liderët e disa vendeve në botë po i japin një mundësi Putinit duke mos i vendosur sanksione të plota.
“Putini nuk mund të fitojë dhe bota duhet të ndalojë së mbrojturi atë mes mizorive të kryera nga trupat ruse. Bota vazhdon t'i japë atij një shans, sepse sanksionet nuk janë vendosur plotësisht”, ka thënë ai.