Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret, në bazë të të cilit vendoset ligji i luftës në vend për 60 ditë.
Deklarata është publikuar në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Rada, Parlamenti i Ukrainës. Këtë të hënë deputetët ukrainas vendosin për ligjin e luftës. Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të dielën (25.11.).
Lidhur me incidentin e së dielës ka akuza të ndërsjella nga të dyja palët. Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Zelensky: SHBA-ja i ka dhënë afat deri në qershor përfundimit të luftës
-
Zelensky thotë se është gati për zgjedhje dhe kërkon ndihmë për t'i siguruar
-
Moska miraton ligje për të forcuar mbrojtjen nga sulmet ukrainase
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij