Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina i jep fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi fundin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit ,që u imponua muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase në Detin e Zi.

“Sot, përfundon gjendja e luftës. Ky është vendimi im kryesor”, tha Poroshenko gjatë një takimi të kabinetit ushtarak në Kiev, më 26 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Poroshenko tha se kishte ndërmarrë këtë vendim “bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të situatës së sigurisë në vend”.

Më 26 nëntor, parlamenti i Ukrainës mbështeti kërkesën e Poroshenkos për gjendjen e luftës pasi forcat ruse qëlluan mbi anijet e Ukrainës dhe kidnapoi 23 marinarë pranë ngushticës Kërç. Detarët ende mbeten në paraburgim nga Rusia.

Gjendja e luftës 30-ditore u imponua në 10 rajone, duke përfshirë zona afër territoreve të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit dhe në bregun e Detit të Azov.