Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky propozon vazhdimin e ligjit ushtarak dhe mobilizimin masiv në Ukrainë

Zelensky: Ukrainës i nevojiten 7 miliardë dollarë në muaj për t’u rimëkëmbur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin masiv për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tash.

Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin masiv ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se shpreson të armatosë një milion luftëtarë, ndërsa vendi përgatitet për një "fazë të re, të gjatë lufte".