Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti kinez paralajmëron përdorim të forcës për ta rimarrë Tajvanin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur të dielën kongresin e 20-të të Partisë Komuniste në pushtet me paralajmërimet se mund të përdorë forcën për të rimarrë Tajvanin, ndërsa kritikoi ndërhyrjen e huaj në përpjekjet e tij për ribashkim, shkroi të dielën “Daily Mail”.

Kjo deklaratë e tij ndodhi në fillim të një ngjarjeje njëjavore ku Xi pritet të fitojë mandatin e tretë udhëheqës.

Gjatë fjalimit të tij, Xi përmendi Tajvanin duke thënë se kanë zhvilluar luftë të madhe kundër separatizmit dhe ndërhyrjes, “duke demonstruar vendosmërinë dhe aftësinë tonë të fortë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial, si dhe për të kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit”.

“Kina do të angazhohet që edhe me përdorim të forcës ta arrijë bashkimin e saj me Tajvanin”, ka thënë ai, duke shtuar se ky bashkim është i pashmangshëm.

Xi shtoi se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një ushtrie të klasit botëror në mënyrë që të krijohet një aftësi strategjike parandaluese.

Edhe Xi përshëndet përparimin tregtar me SHBA-në, paralajmëron Trumpin për Tajvanin Botë Xi përshëndet përparimin tregtar me SHBA-në, paralajmëron Trumpin për Tajvanin

Deklaratat e Xi-së ndodhën pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua se ushtria amerikane do ta mbrojë Tajvanin nëse Kina fillon pushtimin.

Presidenti sugjeroi se do të vendoste trupa në rajon nëse forcat e Xi Jinpingut do të nisnin një "sulm të paprecedentë".