Lideri i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje që forcat e armatosura të përmirësohen shpejtë në standardet e klasit botëror.
Kjo thirrje e presidentit kinez është bërë vetëm pak ditë pasi paralajmërohej se shteti po kërcënohet nga fushata e udhëhequr nga SHBA-ja për “frenim, rrethim dhe shtypje të Kinës”.
Ai ka thënë se Kina duhet të maksimalizojë kapacitetet strategjike me qëllim që të përmirësojë fuqinë ushtarake për t’u përballur me rreziqet e ditëve të sotme.
Këto qëndrime, presidenti kinez i ka shprehur në Parlamentin ceremonial që përfaqëson Ushtrinë çlirimtare Popullore, krahu ushtarak i Partisë Komuniste.
Jinping ka bërë një seri të thirrjeve për të përshpejtuar forcimin e shtetit bazuar në shkencë dhe teknologji.
Edhe
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës
Ai ka insistuar se Kina duhet forcuar aftësitë strategjike në fushat emergjente.
Programi i presidentit kinez përshtatet me strategjitë kombëtare, siç është ajo “Prodhuar në Kinë 2025”, që synon ta bëjë Kinën dominuese botërore në 10 fusha kyç, duke përfshirë aviacionin.