Presidenti kinez, Xi Jinping, i ka kërkuar ushtrisë së Kinës që të përqendrojë vëmendjen në përgatitjen për aksione të vërteta ushtarake.
"Është e domosdoshme që të përmblidhet dhe të zbatohet përvoja e suksesshme në reforma, të zotërohen situata të reja dhe të kuptohen kërkesat e detyrave, të fokusohemi në përgatitjen për luftëra dhe të kemi guximin për të eksploruar dhe për të zbuluar”, tha Jinping, përcjell agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Jinping këtë deklaratë e bëri në një konferencë mbi mbrojtjen kombëtare dhe reformën ushtarake, të mërkurën, në Pekin.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të rangut të lartë të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës (CMC), Forcave Popullore të Armatosura të Policisë dhe akademive ushtarake.
-
Kina me plan për forcimin e ushtrisë
-
Xi Jinping me uniformë ushtarake: Duhet të jemi gati për të luftuar
-
Presidenti kinez paralajmëron përdorim të forcës për ta rimarrë Tajvanin
-
Xi përshëndet përparimin tregtar me SHBA-në, paralajmëron Trumpin për Tajvanin
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin