Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi Jinping me uniformë ushtarake: Duhet të jemi gati për të luftuar

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të martën Qendrën e Komandës së Përbashkët Operative të Ushtrisë Kineze, ku foli për stërvitjen e trupave dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë, shkruan Reuters.

Gjatë fjalimit, Xi Jinping ka thënë se e gjithë ushtria duhet të përkushtojë të gjithë energjinë e saj për të kryer punë në lidhje me gatishmërinë më të madhe për luftim, për të përmirësuar aftësinë dhe efikasitetin e saj në detyrat e re.

"Bota po kalon nëpër ndryshime epokale gjithnjë e më shpejt. Është e nevojshme të përqendrohen të gjitha përpjekjet në çështjet ushtarake dhe përmirësimi më i shpejtë i aftësive të trupave tona në zhvillimin e një lufte fitimtare", ka thënë presidenti kinez.

Ai përsëriti gjithashtu synimet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në vitet e ardhshme.

"Misioni i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës deri në vitin 2027 është të ndërtojë një ushtri të klasit botëror. Parakushtet strategjike janë që Kina të bëhet një komb i modernizuar. Detyrat e ushtrisë janë të vështira. Forcat e armatosura duhet të mbrojnë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë, interesat dhe të përmbushin të gjitha detyrat që u janë ngarkuar, të besuara nga partia dhe populli”, përfundoi Xi Jinping.

Artikuj të ngjashëm