Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pritet të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator, ka bërë të ditur një zyrtar sirian për Reuters të hënën.
Sharaa, i cili dikur premtoi besnikëri ndaj al-Kaedës përpara se të ndërpriste lidhjet me të në vitin 2016, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Arabinë Saudite në maj, në një përpjekje për të hequr sanksionet ndaj Sirisë.
Pas këtij takimi, Trumpi ka vendosur që t’i heqë sanksionet ndaj këtij shteti, duke i hapur rrugën për zhvillimin pas shumë vjetëve nën regjimin e Bashar al-Assadit.
Artikuj të ngjashëm
-
Al-Sharaa, presidenti i parë sirian që merr pjesë në takimet e OKB-së në 58 vjet
-
Siria i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik
-
Trumpi pret sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa
-
Sharaa i Sirisë mbërrin në SHBA për bisedime me Trumpin pas heqjes së sanksioneve
-
Trumpi dhe presidenti i Sirisë takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë