Presidenti i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është shpallur fajtor për abuzim me pushtetin, pengim të drejtësisë dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në vitin 2024.
Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 10 vjet burg për këto akuza. Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme.
Ky është i pari nga vendimet në katër gjykime të lidhura me dekretin e tij tronditës për ligjin ushtarak.
Edhe pse jetëshkurtër, ky veprim e zhyti vendin në trazira, duke shkaktuar protesta ndërsa deputetët u mblodhën në Parlament për të përmbysur vendimin e tij.
Vendimi i së premtes ofron të dhëna se si mund të shkojnë gjyqet e tjera të Yoonit. Akuza më e rëndë është ajo për kryengritje për të cilën prokurorët kanë kërkuar dënim me vdekje. Vendimi në këtë gjykim pritet të merret në shkurt.
-
Dënohet me burgim të përjetshëm ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol
-
Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut që shpalli ligjin ushtarak
-
Ish-presidenti jugkorean arrestohet sërish
-
Koreja e Jugut do të mbajë zgjedhje të parakohshme, pas shkarkimit të presidentit
-
Gjykata shkarkon presidentin jugkorean