Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka mbajtur në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, duke i dhënë fund situatës disa muajshe të trazirave politike që pasi ai pati shpallur ligjin ushtarak në dhjetor. Sipas vendimit, Yoon tani duhet të largohet zyrtarisht nga posti dhe i hapet rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja.
Parlamenti jugkorean pati votuar në dhjetor pro shkarkimit të presidentit. Por, është dashur që sipas procedurave të jepet edhe vendimi i gjykatës, që tani nënkupton largimin e tij të menjëhershëm, raportoi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYoon pati shkelur procedurën formale të shpalljes së ligjit ushtarak dhe shpallja e tij ishte jokushtetuese pasi nuk kishte krizë të rëndë kombëtare në atë kohë që mund ta justifikonte vendimin e presidentit, ka thënë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Moon Hyung-bae.
Në një proces tjetër gjyqësor, Yoon qe arrestuar në janar për kryengritje, por ishte liruar në mars, ndërsa akuzat ndaj tij ende qëndrojnë.
Yoon falënderoi mbështetësit e tij teksa tha se ishte nder të shërbente si lider i tyre dhe se i kërkon “falje që nuk munda t’i përmbush pritshmëritë tuaja”.