Presidenti Paul Biya është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale shumë të diskutuara të Kamerunit.
Biya, i cili duke qenë 92 vjeç është kreu më i vjetër i shtetit në botë, tani do të shërbejë një mandat të tetë radhazi në detyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kishte ardhur në pushtet për herë të parë në vitin 1982, raporton BBC.
Udhëheqësi i opozitës, Issa Tchiroma Bakary, e ka shpallur veten fitues duke thënë se Këshilli Kushtetues do të shpallë një rezultat të njollosur.
Sipas rezultateve të shpallura të hënën, Biya ka fituar 53,66% të votave ndërkaq Tchiroma Bakary 35.19% të votave.
Ndërkohë, rrugët në qytetin Bamenda në perëndimin anglishtfolës raportohet se janë të zbrazëta për shkak të frikës nga trazirat. Kjo vjen pasi të paktën katër persona janë vrarë të dielën në përleshjet me forcat e sigurisë në qendrën tregtare të Doualës.
Mbështetësit e opozitës kanë sfiduar një ndalim për protesta, duke thënë se partia në pushtet dëshiron t'u vjedhë fitoren.