Pas një beteje të gjatë, Portugalia miratoi një ligj që legalizon eutanazinë për njerëzit në vuajtje të mëdha dhe me sëmundje të pashërueshme, duke iu bashkuar vetëm një grupi të vogël vendesh në mbarë botën.
Çështja ka ndarë vendin thellësisht katolik dhe u kundërshtua ashpër nga presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, një besimtar i devotshëm i kishës.
Sipas dispozitave të tij, njerëzit mbi 18 vjeç do të lejohen të kërkojnë ndihmë për të vdekur nëse janë të sëmurë pa shërim dhe në vuajtje të patolerueshme. Ai do të mbulojë vetëm ata që vuajnë dhimbje "të gjata" dhe "të padurueshme", përveç rasteve kur ata nuk konsiderohen të aftë mendërisht për të marrë një vendim të tillë.
Ligji do të jetë i zbatueshëm vetëm për shtetasit dhe rezidentët e ligjshëm dhe nuk do të shtrihet për të huajt që vijnë në vend për të kërkuar një gjë të tillë.
Projektligji për eutanazinë u miratua nga parlamenti katër herë në tre vitet e fundit, por u kthye çdo herë për rishikim kushtetues për shkak të kundërshtimit të presidentit.
Edhe
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
Presidenti ka tani një javë për të shpallur ligjin e ri. Mund të hyjë në fuqi deri në vjeshtë, thanë mediat portugeze, raportoi Guardian.
Eutanazia lejohet vetëm në pak shtete, si në vendet e Beneluksit (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) dhe Spanja.