Portugalia po lufton me një seri zjarresh në mes të një vale tjetër të nxehti.
Të hënën, autoritetet kanë thënë se tri zjarre të mëdha që filluan gjatë fundjavës ishin shqetësuese.
Zjarri në Trancoso, në Portugalinë qendrore, është ai me më shumë burime për momentin, raporton AP.
Media lokale ka raportuar të dielën se disa shtëpi duhej të evakuoheshin, përfshirë një azil pleqsh.
Rreth 2,000 zjarrfikës janë në terren në përpjekje për të shuar flakët.
Të dielën temperaturat kanë arritur në 43 gradë celsius në disa zona të vendit dhe pritet të vazhdojnë mbi 40 gradë celsius në disa pjesë të vendit, veçanërisht në brendësi.
Vendi është në gatishmëri deri të mërkurën për shkak të rrezikut ekstrem të zjarreve.
Ndërkohë, edhe në Italinë jugore kanë vazhduar operacionet për të shuar zjarre të shumta në malin Vezuv, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat nxitën një zjarr që ka qenë aktiv që nga e premtja.
Zjarri ka shpërthyer të premten pasdite në pyjet e Terzignos dhe është përhapur në të gjithë shpatet, duke arritur një lartësi prej 1,050 metrash.
Deri më tani nuk janë prekur shtëpi apo njerëz.