Lideri i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslav Kazinski, kërkoi edhe një herë të premten që Gjermania t’i paguajë Polonisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore.
“Kjo është një çështje mes Polonisë dhe Gjermanisë, ishte Gjermania ajo që pushtoi Poloninë duke vrarë me miliona njerëz, duke shkatërruar të mira materiale, dhe ne duhet të kompensohemi për këtë”, tha Kazinski në një intervistë për radion publike, transmeton TCH.
Ai po ashtu tha se marrëdhëniet mes Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin dëmtuar për shkak të legjislacionit polak që kërcënon me dënime me burg për njerëzit që sugjerojnë se kombi polak ishte bashkëpunëtor në krimet e nazistëve kundër hebrenjve.
Ligji në fakt u zbut disi këtë javë, pas disa muajsh negociata me Izraelin.
-
Polonia kërkon 1.3 trilionë dollarë reparacione nga Gjermania
- Çfarë qëndron prapa debatit për reparacione të Polonisë?
-
Gjermania hedh poshtë pretendimet e Polonisë se i duhet t’ia paguajë dëmet e luftës
-
Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore
-
Polonia sikur nuk mjaftohet me kërkimfaljen gjermane, kërkon kompensime