Gjermania ka hedhur poshtë një raport parlamentar polak që pretendon se i detyrohet fqinjit të saj lindor 1.3 trilionë euro për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se çështja e dëmshpërblimeve gjatë luftës është "e mbyllur", raportoi The Guardian.
“Qëndrimi i qeverisë federale është i pandryshuar”, tha të premten një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane. “Në këndvështrimin e qeverisë kjo çështje është mbyllur”.
Jarosław Kaczyński, lideri i partisë konservatore në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS), prezantoi të enjten një raport që vlerësonte dëmet financiare të shkaktuara nga pushtimi i vendit nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke folur në 83-vjetorin e pushtimit, Kaczyński tha se një komision parlamentar kishte llogaritur humbjet totale arritën në afërsisht 1.32 trilionë euro.
Raporti parlamentar do të testojë marrëdhëniet diplomatike mes Polonisë dhe Gjermanisë.
Sipas ministrisë gjermane, Gjermania ka paguar 74 miliardë euro dëmshpërblim që nga përfundimi i luftës, shumicën ndaj Izraelit dhe shteteve perëndimore evropiane apo individëve që jetojnë aty.
-
Gjermania refuzon negociatat për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore
-
Polonia kërkon 1.3 trilionë dollarë reparacione nga Gjermania
-
Polonia do t’i kërkojë Gjermanisë 1.3 trilionë euro dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore
- Çfarë qëndron prapa debatit për reparacione të Polonisë?
-
Polonia thotë se vendet evropiane duhet të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje deri më 2030